Rreth nesh / About
Climbing Kosovo është një udhëzues për ngjitjen në Kosovë, i krijuar nga ngjitësit lokalë dhe i hapur për të gjithë.
Pse e krijuam këtë faqe
Ngjitja në Kosovë është zhvilluar prej më shumë se njëzet vjetësh. Informacionet për rrugët janë përcjellë kryesisht nga një ngjitës te tjetri, përmes topove të vjetra dhe bisedave në grupe. Vizitorët shpesh nuk dinë ku të fillojnë, ndërsa fillestarët nuk dinë kë të pyesin.
Këtu i mbledhim në një vend informacionet për zonat e ngjitjes, palestrat, ngjarjet dhe hapjen e rrugëve të reja. Faqja është falas, në shqip dhe anglisht.
Faqja është nismë e Klubit të Ngjitjes Bistra nga Suhareka, por është për gjithë komunitetin. Këtu prezantohet puna e klubeve, palestrave dhe njerëzve që hapin rrugë ngjitjeje në Kosovë. Secili merr meritat për punën e vet dhe mund të japë mendim për mënyrën si paraqitet ajo.
Na shkruani / Na shkruaj
Njeh një zonë ngjitjeje që mungon këtu? Drejton një palestër a klub, apo dëshiron të ndihmosh? Na shkruaj dhe do të të përgjigjemi.
Ose na ndiq dhe na shkruaj në Instagram: @climbingkosovo